Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se personat me sindromën Doën meritojnë kushte më të mira dhe më shumë mundësi për të vepruar dhe zhvilluar një jetë më të dinjitetshme në vendin tonë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se kjo kategori është janë pjesë e shoqërisë sonë që duhet të mbështetet çdo ditë, jo vetëm me mekanizma ligjorë, por edhe duke ua hapur perspektivën përmes krijimit të kushteve më të favorshme për ta.
“Në Ditën Botërore të sindromës Doën, sot vizitova shoqatën “Doën Syndrome Kosova”, ku pashë nga afër aktivitetet dhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë kjo shoqatë në avokimin dhe ngritjen e vetëdijesimit për nevojat e personave me sindromën Doën.”, shkruan Krasniqi.
Lideri i PDK-së u shpreh se kjo shoqatë, përtej ofrimit të shërbimeve tepër të nevojshme për personat me sindromën Doën, ju ka mundësuar atyre edhe angazhime konkrete drejt pavarësimit të tyre.
“Përkrahja për fëmijët me sindromën Doën dhe familjet e tyre, nuk duhet të mungojë asnjëherë, për t’i kaluar së bashku sfidat e tyre të përditshme. Partia Demokratike e Kosovës, edhe nga pozicioni opozitar, do të vazhojë të mbështesë zbatimin e politikave të nevojshme për të gjithë personat me sindromën Doën, për zbatimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.”, shkruan më tej Krasniqi.