fbpx

Krasniqi: Urojmë që Trump të rikuperohet shpejtë dhe t’i rikthehet aktiviteteve të fushatës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka dënuar tentim atentatin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai ka thënë se aktet e tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direct ndaj demokracisë.

“Jam thellësisht i tronditur nga atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor në Butler të shtetit Pennsylvania. Akte të tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direkt ndaj demokracisë.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, e dënojmë ashpër këtë sulm dhe solidarizohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente shqetësuese.

Mendimet dhe lutjet tona janë me ish-Presidentin Trump, familjen e tij dhe popullin amerikan. Urojmë që ish-Presidenti Trump të rikuperohet shpejtë nga ky sulm i rëndë ndaj tij dhe t’i rikthehet aktiviteteve të fushatës zgjedhore.

Kosova dhe qytetarët tanë mbeten të palëkundur në mbështetjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]