Një kosovar 51 vjeçar në Isselburg të Gjermanisë sot vrau gruan e tij (46 vjeç) dhe vajzën (17 vjeç) në shtëpinë e tij dhe më pas vrau edhe veten.
Mediumi gjerman ‘Anzeigeinblatter’ bën me dije se edhe vajza 14-vjeçare ishte në cak të babait, e cila u mbyll në dhomë pas vrasjeve makabër.
‘Anzeigeinblatter’, tutje thotë se vajzës iu kërkua që të dilte nga dhoma, por e cila nuk e pranoi urdhrin e babait.
Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Mediumi gjerman dyshon se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.
“14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt.