fbpx

Kryeministri Kurti ka përsëritur togfjalëshin “’Zajednica’ nuk kalon!

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur togfjalëshin “’Zajednica’ nuk kalon” të cilin ia kanë përmendur deputetët e opozitës të enjten dhe në orën e parë të së premtes, pak ditë pasi Kosova u pajtua për përmbajtjen e planit evropian.

Sipas opozitarëve, Kurti tashmë ka ndërruar qëndrimet dhe e ka pranuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por kryeministri ka thënë se “’Zajednica’ nuk kalon në Kryeministri e Qeveri”.

“Për ta përmbyllur ‘Zajednica’ ka kaluar këtu në Kuvend. ‘Zajednica’ nuk kalon. Nuk ka kaluar në Gjykatë. Nuk ka kaluar në popull. ‘Zajednica’ nuk kalon as në Kryeminstri e as në Qeveri. Por këtu te ju po”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se pikërisht çështja e formimit të Asociacionit është më e kërkuara nga Serbia në dialog. “Kur takohem me presidentin e Serbisë në Bruksel, ai thotë vetëm ‘Zajednica’ dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar seancën e mbrëmshme të nisur në ora 22:00 edhe pas orës 00:00.

Kjo ka ndodhur me propozim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili sot gjatë ditës tha se nuk do të mund të jetë prezent në seancë pas orës 16:00.

Partitë opozitare kanë pranuar ftesën e kryeministrit Kurti dhe janë bashkuar në seancën e vonë, krejt të pazakontë për Kuvendin e Kosovës.

Deputetët opozitarë kanë vërshuar me kritika ndaj kryeministrit Kurti, ndërsa ata të pozitës kanë mbrojtur dakordimin planin evropian.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]