Kryeministri në detyrë Albin Kurti është i mendimit se Gjykata Kushtetuese nuk do të vendos në favor të presidentit Hashim Thaçi, i cili mandatoi Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër.
Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani’, Kurti thotë se Thaçi është nostalgjik për kohën e tij si kryeministër dhe dëshiron më shumë kompetenca se ato që ia lejon Kushtetuta.
“Presidenti është figurë pasive, instancë ceremoniale, noter i shtetit”, thotë Kurti.
“Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbështesë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se president pa e anuluar vetevetën në kuptimin e mandatit që ka dhe praktikave të deritanishme”, shpjegon ai.