fbpx

Kurti pret nesër pesëshen diplomatike

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 10:00.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë, thuhet se mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]