fbpx

Kurti zbulon detaje se si policët i zbuluan kamionët e sulmuesve: Kanë mundur të vriten 8-9 policë

nga Revista Kosovarja

Vrasja e zyrtarit policor, Afrim Bunjaku dhe plagosja e zyrtarit policor Alban Rashiti, mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës ka çuar në këmbë shtetin. Këshillit i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje, teksa kryeministri Albin Kurti tashmë ka dalë në konferencë për media.

Kurti ka dhënë detaje të reja për momentin se si u zbuluan kamionët që bllokuan rrugën sot në veri.

“Nuk është e përshtatshme për mua të bëjë analiza e vlerësime cilësore. Por është e qartë bëhet fjalë për formacion të organizuar. Nuk janë civilë të armatosur, por formacion profesional.

Policia së pari me bateri kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur. Përveç që e ka bllokuar qarkullimin, ka qenë përpjekje që të kuptohet se bëhet fjalë për kontrabandë. Me këtë rast kanë ardhur nga Zveçani edhe dy automjete me policë, rreth 10 sosh. Ka qenë një situatë në të cilën kanë mundur të pësojnë të gjithë policët, të mbesin të vrarë 8 ose 9.”, tha Kurti


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]