fbpx

Kusari-Lila s’i dorëzohet sëmundjes, 6 javë pas operimit i kthehet vrapimit

nga Revista Kosovarja

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas një muaji nga një operimi sot ka dalur në shtegun e Gërmisë.

Kusari-Lila, njoftoi se ParkRun Gërmia organizohet çdo të shtunë, duke filluar nga ora 9:00, dhe përfshin një vrap 5 km.

“Pas një muaji e një jave nga operimi, sot isha në shtegun e Gërmisë bashkë me vrapuesit e tjerë të #GreenTeam për të mbështetur nismën ParkRun Gërmia.

ParkRun Gërmia organizohet çdo të shtunë, duke filluar nga ora 9:00, dhe përfshin një vrap 5 km. Takimi bëhet te këndi i lodrave, pas pishinës së Gërmisë.

Grupi është gjithëpërfshirës, duke mirëpritur si vrapuesit e shpejtë, ashtu edhe ata që preferojnë të ecin.

Shoqëri, humor i mirë dhe shprehi të shëndetshme – të gjitha të garantuara!”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]