Udhëtimet, pushimet, darkat me miqtë etj, janë të bukura padiskutim, por besoj se të gjithë biem në një mendje që koha më e bukur dhe e vyer gjithmonë mbetet ajo pranë familjes.
Dhe kush më mirë se Arbana Osmani, një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar, do të na e tregonte këtë. Arbanën e kemi parë shpesh të ndajë me ndjekësit në instagram, familjaritetin e saj. E kemi parë shpesh të udhëtojë me familjen, të bëjë pushime me familjen, të organizojë dreka dhe darka në shtëpinë e saj për ta dhe sigurisht duke u kujdesur vetë për çdo detaj.
Jo më larg se mbrëmë kishte zgjedhur të darkonte në ballkonin e shtëpisë me familjen, një darkë krudosh super të shijshme. Dhe sot moderatorja na ka treguar se të dielën ka zgjedhur të drekojë me prindërit.
Edhe pse me një karrierë goxha aktive dhe nënë e tre fëmijëve, Arbana nuk harron kurrë t’i kthejë sytë edhe nga familja.
Po ju ku po e kaloni të dielën tuaj sot?