Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kuvendi nesër mban dy seanca, njëra i kushtohet Eliot Engel

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca, ku e para nis në ora 10:00, ndërkaq e dyta në 11:00.

Mbi artikull

Seanca e parë do të mbahet në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Ndërkaq, në të dytën do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve.

Rendi i ditës:

Moneytizer Paragrafi 4

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1,
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]