fbpx

Ky është aplikacioni që përdoret më së shumti në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Aplikacioni për komunikim, Viber, po dominon për nga përdorimi në vendet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në të dhënat e vitit 2021 nga SimilarWeb.com.

Në mesin e këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor është edhe Kosova me Shqipërinë.

Përveç kësaj, një grafikë e publikuar nga gazetari i BalkanInsight tregon në mënyrë vizuale edhe përdorimin e aplikacioneve të tjera në të gjithë kontinentin e Evropës.

Messengeri i kompanisë Meta, dominon për nga përdorimi në disa vende të Evropës qendrore, juglindore, veriore dhe atë perëndimore.

Edhe Whatsappi në anën tjetër aplikohet nga një pjesë e madhe e shteteve në këtë kontinent.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]