Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është i riu që plagosi dy persona në Podujevë

nga Revista Kosovarja

2 persona u plagosën sonte në qendër të Podujevës, teksa i dyshuari është në kërkim të policisë.

Mbi artikull

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht mbi këtë ngjarje, që ndodhi në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku zbuloi edhe detaje mbi të dyshuarin, i njohur me nofkën si Ciprra.

Burime sjellin fotografinë e të dyshuarit, i cili pasi plagosi 2 persona u përlesh me armë zjarri edhe me policinë.

Bëhet fjalë për B.H i cili në qershor të këtij viti plagosi po ashtu një person në rrugën “19 Qershori” po ashtu në Podujevë dhe i njëjti ishte liruar nga burgu 7 muaj më parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, rastin e sontëm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin për plagosje me armë zjarri në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe eshte vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i jane pergjigjur në menyrën e njëjtë”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës.

Aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

CIPPRA, personi që plagosi 2 persona në qendër të Podujevës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]