Georgina Rodrigues është duke i shijuar në maksimum pushimet me të dashurin e saj, futbollistin më të komentuar të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldon.
Ajo po poston vazhdimisht foto provokuese në mediat sociale dhe si kurrë më parë, i dashuri i saj, Cristiano ka vendosur të i komenton në njërën nga fotografitë që Georgina postoi, në të cilën dukej pa dyshim super seksi.
“Gruaja më e bukur në botë”, ka shkruar Ronaldo në komente. Ishte pikërisht ky komenti i cili arriti të merr gati 17 mijë pëlqime dhe mbi 550 komente.
Ndryshe dyshja ka vite që janë bashkë dhe së bashku kanë një fëmijë.