fbpx

Ky është konkurrenti i ri që iu bashkua “Për’Puthen”

nga Revista Kosovarja

“Për’Puthen” po vazhdon në sezonin e tretë me shumë ngjarje dhe dinamika të ndryshme.

Konkurrent të ndryshëm kanë dalur dhe të ri po hynë në këtë program për ta gjetur dashurinë e tyre.

Ndërsa dje një konkurrent i ri i është bashkuar programit të “Për’Puthen”.

33-vjeçari që prej vitesh jetonte dhe punonte në Suedi, ka marrë vëmendjen e konkurrentëve, por edhe të publikut.

Veç debateve të para që kishte në studio, Jetmiri është komentuar edhe për faktin që kishte buzët e lyera me buzëkuq. Kaq ka mjaftuar që fotot e tij të bëjnë xhiron e rrjetit, ku veç batutave, edhe e kanë ironizuar për prezantimin e tij të parë në ekran.

Kujtojmë se moderatore e këtij programi është Bora Zemani, ndërsa autore Olsa Muhameti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]