Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është moti për sot dhe ditët në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Pas një dite mjaft të trazuar me erëra të fuqishme dhe nxehtësi afrikane, nesër do të kemi mot më të qetë në rajonin tonë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, por edhe me intervale kohore me diell. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga verilindja të cilat do të dobësohen tërësisht. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot me alterime vransësirash dhe intervaleve kohore me diell. Do të jetë më qetë dhe pak më freskët se sot.

Nesër në tërë rajonin na pret mot mjaft i nxehtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga e hëna ende do të kemi mot mjaft të nxehtë por edhe me vranësira dhe mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën në mbrëmje dhe të mërkurën priten rrebeshe dhe stuhi të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]