Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse po zgjohem nga gjumi shumë herët?

nga Revista Kosovarja

Ekspertët thonë që njerëzit të cilët zgjohen pavullnetshëm herët kanë ndjenjën e shqetësimit e të irritimit dhe që me atë ndjenjë përballen tërë ditën

Mbi artikull

“Gjatë këtyre tre muajve të fundit jam zgjuar vazhdimisht në orët e hershme të mëngjesit me një ndjesi të fluturave në mes të barkut tim. Gjithashtu ndihem e sëmurë. E kam humbur apetitin, ndërsa ndihem e “ngopur” tërë kohën. A duhet të shkoj te doktori?”, ka pyetur një grua doktoreshën Rosemary Leonard.

Dhe, siç duket ky është fenomen i zakonshëm te shumica e njerëzve.

Doktoresha thotë se këto janë kryesisht simptoma të shqetësimit, ankthit apo stresit.

Moneytizer Paragrafi 4

Është normale të ndiheni kështu nëse keni një ngjarje të madhe së shpejti, p.sh. një intervistë pune apo testin e vozitjes.

Shqetësimi është gjithashtu pjesë e reagimit të trupit ndaj brengave apo stresit, p.sh., kur pritni për rezultate të testeve në spital.

Why Do I Wake Up Early After a Night of Drinking? | Shape

Sidoqoftë, simptomat e shqetësimit mund të ndodhin edhe atëherë kur nuk keni për çfarë të brengoseni, ose për diçka shumë të vogël.

Shumë faktorë përfshihen sa i përket çështjeve që shpijnë te shqetësimi, si situata momentale jetësore, vështirësitë në familje, etj.

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit dhe kafeinës vetëm sa mund ta keqësojnë problemin.

Dhe, përderisa shqetësimi i tillë mund të jetë diçka që vështirë shërohet, doktoresha rekomandon të kërkoni ndihmë profesionale në raste të tilla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]