fbpx

Ky është ndryshimi dramatik i ushtarit ukrainas pasi u zu rob nga Rusia

nga Revista Kosovarja

Miliona ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, qindra janë vrarë e shumë të tjerë janë prekur në mënyra të ndryshme që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar fotografinë e ushtarit Mykhailo Dianov, që shihet se lufta i ka lënë pasoja shumë të mëdha.

Autoritetet kanë publikuar fotografi se si dukej ai si ushtar para se të kapej nga Rusia dhe një tjetër se si duket pas lirimit nga robëria.

Pamjet e rënda e shfaqin atë të deformuar, pasi ka dukshëm kilogramë më pak dhe më shumë shenja në fytyrë e trup, por faktin se ai është gjallë ministria e konsideron si njeri me fat.

“Ushtari ukrainas Mykhailo Dianov është ndër ata me fat: ndryshe nga disa nga shokët e tij të marrë rob, ai i mbijetoi robërisë ruse. Kjo është mënyra se si Rusia u “përmbahet” Konventave të Gjenevës. Kështu vazhdon Rusia trashëgiminë e turpshme të nazizmit”, ka shkruar ministria ukrainase në Twitter.

Kujdes, pamjet mund të jenë shqetësuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]