fbpx

Ky është paralajmërimi i fundit nga OBSH-së për koronavirusin

nga Revista Kosovarja

Në mbarë botën, numri i viktimave nga coronavirusi mund të arrijë deri në 2 milionë, së paku deri në gjetjen e një vaksine kundër Covid-19. Ky është paralajmërimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kreu i emergjencave pranë OBSH-së thotë se shifrat mund të jenë edhe më të larta nëse nuk do të ndërmerret një aksion ndërkombëtar.

Thuajse 1 milion persona kanë humbur jetën në mbarë botën që nga shpërthimi i pandemisë në dhjetor të vitit të shkuar në Kinë, teksa numri i rasteve të të infektuarve ka arritur në 32 milionë.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili raportojnë numrin më të lartë të rasteve, me 15 milionë të tilla. Por, rritja e shifrave ditët e fundit në Evropë ka rritur frikën për një valë të dytë të pandemisë, që mund të shoqërohet me një karantinë të dytë në shumë shtete.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]