Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është parashikimi i motit për këtë javë

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i paqëndrueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se kjo javë do të fillojë me mot të paqëndrueshëm, rreze dielli dhe vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë deri ditën e mërkurë apo të enjten, shkruan lajmi.net.

Në vise malore do të ketë rënie të dukshme të vlerave të temperaturave maksimale.

Moneytizer Paragrafi 4

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Këto temperatura mbeten të larta për 3-4 gradë Celsius mbi mesataret e muajit tetor.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-19m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për sot dhe nesër në qytetet kryesore të vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]