fbpx

Ky shpallet lokali më i mirë në botë për vitin 2021

nga Revista Kosovarja

“Connaught Bar” i Londrës mori kurorën për të dytin vit radhazi, si bari më i mirë në botë.

Për pjesën më të madhe të historisë së saj, lista vjetore e “50 bareve më të mira në botë” ka qenë një betejë e madhe mes Nju-Jorkut dhe Londrës. Por për vitin 2021, Londra mban dy vendet e para, ndërsa Nju-Jorku ka vetëm dy bare në 30-shen më të mirë.

Pas një eventi të mbajtur në Zoom në vitin 2020, ceremonia e këtij viti u organizua në Roundhouse të Londrës dhe të ftuarit që vinin nga jashtë iu nënshtruan disa testeve PCR të minutës së fundit dhe u vetëizoluan përpara se të merrnin pjesë.

“Connaught Bar” i Londrës mori kurorën për të dytin vit radhazi, si bari më i mirë në botë. Ekipi drejtues i Connaught kanë përsosur formulën e tyre fituese të pijeve dhe shërbimit vazhdimisht me cilësi të lartë në një mjedis elegant. Specialiteti i barit është karroca e tij Martini, ku banakierët ofrojnë një përvojë të personalizuar pijesh për mysafirët.

“Tayer + Elementary” i Alex Kratena-s, në Old Street të Londrës, u ngjit në vendin e dytë.


Spanja kryesoi listën në Evropë me katër bare ne listë, duke përfshirë “Paradiso” të Barcelonës dhe “Two Schmucks” në numrin 3 dhe 11 respektivisht. “Salmon Guru” në Madrid ishte në vendin e 24-të dhe fitoi çmimin Michter’s Art of Hospitality.

Akademia e 50 bareve më të mirë në botë përbëhet nga ekspertë të industrisë së bareve nga e gjithë bota. Periudha e votimit u zhvillua midis marsit 2020 dhe shtatorit 2021.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]