fbpx

Lajçak dhe këshilltari i Macron flasin për dialogun Kosovë – Serbi

nga Revista Kosovarja

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Diskutimi është bërë gjatë një vizite të Lajçak në Paris.

“Gjithmonë kënaqësi për të vizituar Parisin! Patëm diskutime shumë të mira strategjike për situatën në dialog me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Francës dhe bashkëbisedues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Lajçak javën e kaluar ishte në Kosovë, ndërsa të martën në Serbi në përpjekje për caktuar një takim në nivel të kryenegociatorëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]