Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për aksionin kundër kontrabandës, ku një kamion që ka hyrë nga Maqedonia e Veriut ka tentuar t’i shmanget ndalimit policor.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra”.
“Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale. Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra”etj. Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës”, thuhet në njofitmin e Policisë.