fbpx

Largohet tabela e vendosur nga MAPL-ja në Zubin Potok, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një tabelë e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Zubin Potok është larguar nga persona të panjohur.

Sipas njoftimit të policisë dëmtime ka pësuar vendi se ku ishte e vendosur tabela.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]