fbpx

Largohet trupi i 21-vjeçares së vrarë sot në Ferizaj, drejtoresha e QPS-së thotë se dorasi e viktima ishin afër divorcit

nga Revista Kosovarja

Instituti i Mjekësisë Ligjore para pak çastesh e ka larguar trupin e viktimës 21-vjeçare e cila mbeti e vrarë sot në Ferizaj.

Trupi i pajetë është dërguar për procedura të mëtutjeshme, teksa drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Adelina Rexhepi ka thënë për Klan Kosova se çifti kishin probleme martesore dhe në QPS vinin për ta marrë fëmijën e përbashkët.

Ajo më tej ka thënë se çifti më herët nuk kishin probleme, përveç krisjeve bashkëshortore e që ishin në procedura të divorcit.

Këtë të premte rreth orës 14:40 një grua e moshës 21-vjeçe ka mbetur e vrarë dhe një 15-vjeçar është plagosur në Ferizaj.

Rreth orës 15:15, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin V.A., 36-vjeç, i cili dyshohet se krimin e kreu në katin e parë të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]