Kosova ka humbur një prej simboleve të pavarësisë. Shyqyri Nimani, akademiku që shkroi në pergamenë Deklaratën e Pavarësisë, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Ky lajm e ka pikëlluar edhe intelektualin, filantropin e biznesmenin e njohur shqiptar, Lazim Destani.
Destani, në faqen e tij në Instagram, shkruan se e pranoj me dhimbje lajmin për vdekjen e profesorit Shyqri Nimani.
Ndër tjerash, Lazim Destani shkruan: “Ai përgjithmonë do të mbetet në kujtimet e mija si njeriu me vyrtyre të larta, ndërsa me veprimtarinë e tij në botën akademike, do të mbetet njëri ndër artistët më të shumëanshëm dhe maestro i dizajnit grafik”.
Destani, këtë shkrim e ka shoqëruar me një fotografi ku shihet bashkë me profesorin e ndjerë, Shyqri Nimani.
Ndryshe, Shyqri Nimanin, la pas një karrierë të bujshme dhe gjurmë të thella artisitike ne Kosovë dhe më gjërë.