Biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani, që është në krye të listes së shqiptarëve më të sukseshëm edhe në fushën e biznesit në arenën ndërkombëtare, gjatë ditës së djeshme është takuar me z. Peter Beyer, deputet i Bundestagut Gjerman .
Përmes një postimi në faqen e tij në Instagram ku shihet bashkë me Deputetin e njihur z. Beyer, Destani ka treguar , se ata janë takuar në zyrat e kompanisë “Ecolog” në Dyzeldorf tek diskutuan dhe shkëmbyen mendime të ndryshme mbi shumë tema aktuale .
Ja postimi i tij plotë:
“Nga pritja që i bëra mbrëmë mikut tonë z. Peter Beyer, Deputet i Bundestagut Gjerman. Në këtë takim, të mbajtur në zyrat e kompanisë sonë në Dyzeldorf, së bashku me z. Beyer diskutuam e shkëmbyem mendime mbi tema të ndryshme që lidhen me vendet tona, si Liberalizimi i vizave për Kosovën, zhvillimi ekonomik i vendeve tona, si dhe mbi çështje që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar në Gjermani.”


