fbpx

Lazim Destani: Shkëndija është identitet, krenari dhe bashkim

nga Revista Kosovarja

Skuadra e Shkëndijës ka siguruar zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/2025

Ky është titulli i pestë në histori për Shkëndijën – një sukses tjetër madhor për klubin që prej vitesh është ndër më të organizuarit në futbollin maqedonas.
Krahas trofeut të rëndësishëm, ky sukses i garanton Shkëndijës edhe pjesëmarrjen në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ku do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare
Me këtë rast, filantropi i njohur Lazim Destani nuk e lë pa i shpreh emocionet e tij në rrjetet sociale , tek edhe e uron KF Shhkëndija për titullin e fituar – kampion

Postimi i plotë:
Urime Shkëndija!
Gëzuar titulli KAMPION!

Sot historia sërish u shkrua me ngjyrat kuqezi! Me krenari uroj të gjithë lojtarët tanë që luftuan me zemër, stafin teknik që punoi me përkushtim, punonjësit e klubit që qëndrojnë prapa çdo detaji, si dhe tifozët “Ballistët” e gjithë ata që i japin shpirt kësaj skuadre.

Ky titull është suksesi i çdo zemre kuqezi që beson, sakrifikon dhe qëndron gjithmonë pranë Shkëndijës.

Faleminderit për mbështetjen dhe për besimin e palëkundur të gjithëve, nga fusha e gjelbër e tribuna deri te zemra e qytetit tonë e te mërgata që me kënaqësi i ndjek sukseset e Shkëndijës.
Shkëndija është identitet, krenari dhe bashkim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]