Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shpreh shqetësimin e thellë lidhur me Raportin e manipuluar nga Zyra Kombëtare e Auditorit, i cili lidhet me shpenzimet astronomike të Qeverisë për karburantë dhe barna.
Sipas njoftimit të LDK-së, qeveria ka harxhuar 31 milionë euro për karburantë dhe 51 milionë euro për barna, një situatë alarmante që tregon keqmenaxhim dhe mungesë transparence.
“Reagimi i menjëhershëm i Ministrit të Financave, që e cilësoi këtë informacion si të pavërtetë, vetëm sa thekson nevojën për hetim të thelluar.
LDK kërkon një hetim të plotë dhe të paanshëm mbi këto akuza dhe fton qytetarët të qëndrojnë vigjilentë ndaj praktikave korruptive që dëmtojnë interesat e Kosovës.
LDK në vazhdimësi do të punojë për ta njoftuar popullin e Kosovës drejtë, si dhe do të angazhohet në mbrojtjen e demokracisë sonë. Koha për ndryshim është tani. Koha për përgjegjësi është tani. Së bashku, do të rikthejmë integritetin në institucionet tona dhe do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhet në njoftim.