Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me emërimin në këtë post, ka premtuar rritjen e testimeve të qytetarëve si një mundësi për ta mbajtur nën kontroll pandeminë e koronavirusit,
Por, ky premtim nuk u realizua asnjë herë.
Andaj dhe siç po thuhet, Qeveria Hoti ka dështuar në trajtimin e pandemisë Covid -19
Në qeverinë Kurti me Arben Vitinë në krye, kanë bërë po aq testime sa edhe në qeverinë Zemaj që donë të thotë rreth 450 testime maksimale në 24 orë.
Kritikat e qytetarëve tani janë evidente,se pranë IKSHPK-së ,mund të bëjnë testime kryesisht vetëm përmes lidhjeve të ndryshme dhe kjo ka çuar në nevojën e patjetërsueshme të licencimit të ordinancave private për testime Covid-19, e që u tha, se do të kushtojnë nga 20 -50 euro,sipas llojit të testimit, me gjak ose me strishës.
Licencimi i ordinancave private për testime Covid-19, ekzistojnë dyshime, se do t’i pasurojë laboratorët e caktuara duke i varfëruar qytetarët edhe më shumë në këtë kohë të vështirë sociale që ka shkaktuar dy muajshi i karantinimit mars-maj në Kosovë.
Licencimi i rreth 27 ordinancave private për testime Covid-19 dhe mosrealizimi i premtimeve të ministrit Zemaj, se do të bëhen deri në 1000 testime në 24 orë, çojnë te dyshimet, se qeveria e Avdullah Hotit , ka dështuar në trajtimin e pandemisë Covid -19, duke pasur qëllime paraprake, që me mosarritje të testimeve, të krijojnë konflikt interesi me licencim ordinancash private.
Nëse qeveria Hoti, do të merrte përsipër financimin apo bashkëpunimin me ordinancat private për testime, kjo do të ishte një zgjidhje e mirë për qytetarët, por kalimi i testimeve me para në ordinance private është për të lënë dyshime në konflikte interesi.
Aq më shumë kur qeveria Hoti ka mund ta kalojë tërsishtë procesin licencues tek qendrat e mjekësisë familjare dhe rritja e kapaciteteve në IKSHPK.
Kur krejt kësaj i shtohen edhe dështimet e miratimit të ligjeve parlamentare për kalimin e ligjeve të pakove financiare përshtatur për kohë pandemie.
Konstatimi, se qeveria Hoti ka dështuar, është real. /Safet Krivaca / Kosovarja /