Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda gjatë darkës së banorëve të nominuar është ndeshur me një pyetje provokative, nisur prej formulimit.
“Pse gënjen që e gjithë estrada të gjuhet”, ka qenë pyetja drejtuar asaj.
“Jemi pjesë e industrisë së seksit, ne nepër video klipe provokojmë, që nuk i bëjmë çdo ditë”, ka thënë Linda pos tjerash.
E njëjta shtoi se në Shtetet e bashkuara të Amerikës duket si “e pastrehë”, pasi vishet shumë formalisht.
Linda përndryshe është një nga banorët e nominuar që rrezikon të dalë këtë javë nga shtëpia më e famshme në Kosovë, në rast se nuk merr mbështetjen e duhur nga publiku.
Bashkë me të janë të nominuar edhe: çifti Adri dhe Iliriana, Alba, Ylli Dërvishi (Buci), Domeniku dhe Blero.