Reperja e njohur Loredana Zefi sot kujton me mall babain e saj të ndjerë, i cili do të festonte ditëlindjen. Edhe pse ai nuk është më fizikisht pranë saj, kujtimi dhe dashuria për të mbeten të paharrueshme.
Loredana shpesh ka folur për lidhjen e ngushtë që kishte me babain dhe për ndikimin e tij në jetën dhe karrierën e saj.
Në momente të tilla, ndjekësit e saj i kanë shprehur gjithmonë mbështetje dhe ngushëllime, duke i qëndruar pranë nëpërmjet komenteve dhe mesazheve të ngrohta, shkruan “Kosovarja”.
Një ditë e mbushur me emocione për artisten, e cila vazhdon ta kujtojë babain e saj me dashuri dhe respekt.