fbpx

Lori i kishte disa muaj të pa harruar

nga Revista Kosovarja

Lori është këngëtarja më diellore që ka skena jonë muzikore. Gjithmonë me hite, me stil dhe e kërkuar. Çfarë thotë për vitin që po shkon e vitin që po vjen? Flet Lori në “Kosovare”.

2020-shin do ta kujtosh për…
Për pandeminë. Që nga muaji mars ky vit ishte mjaftë i vështirë për të gjithë. Përveç stinës së verës që u munduam ta shfrytëzojmë për pushime, muajt tjetër shkuan duke u mësuar që mos ti marrim gjërat shumë për zemër. Uroj që asnjë vit tjetër të mos i ngjaj vitit 2020.

Për çka do ta mbani mend vitin 2020?
Nuk do të mbahet mend për asgjë, kështu që mos u kujtoftë asnjëherë.

Ke pasur mbrëmje, apo këtë vit pandemik në këtë aspekt ka qenë zero?
Nga muaji janar e deri në muajin mars, çdo gjë ishte si zakonisht. Në fakt, kam pasur edhe mbrëmje muzikore për Pavarësi dhe për festën e 8 Marsit. Pastaj edhe muajt që i kam kaluar pranë familjes time. Disa muaj i kam kaluar me kënaqësi pranë familjes sime, pasi jetoj larg tyre.

Ke sjell edhe këngë të bukur. Të urojmë…
“Mirë dashnija” që u prezantua në fundvit u pëlqye mjaftë. Do të vijnë të tjera gjëra tutje.

Ke në mendje dëshira për vitin e ri 2021?
Të jemi gjallë e shëndosh dhe të gjithë atyre që e kanë kaluar virusin, të jenë mirë. Ngushëllime atyre që kanë humbur personat e zemrës. Dëshira është që të jetojmë një vit më të mbarë.

Një plan që do e realizoni gjatë vitit 2021?
Nuk dua të bëjmë plane. Çdo gjë dua t’ia lë kohës.

Urimi juaj ?
Shëndet e jetë të gjatë. Shpresoj që ketë vit të kaloj kjo pandemi gjë që është kryesore për të gjithë, dhe ti kthehemi jetës normale.

Arta Dreshaj

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]