I madhi Rasim Thaçi, për të gjithë i njohur si Cima, i ka dhënë shumë humorit dhe skenës artistike në përgjithësi, shkruan “Kosovarja”.
Ai, gjithashtu ka dhënë shumë për familjen e ngushtë e të gjerë dhe miqtë e tij, që nuk po i kursejnë fjalët më të mira për të.
Sot, të gjjthë po ngushëllojnë me rastin e vdekjes së humoristit të madh. Ndër bashkëpunëtorët e miqtë e tij që ka folur për të, ishte edhe Luan Daka.
Regjisori dhe aktori ka folur fjalët më të mira për kolegun dhe mikun e tij. Ai tha se Cima ishte aq i madh e i përgjegjshëm, saqë trembej. /Kosovarja/