fbpx

Luana Vjollca rrugës për ku është nisur me këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është mjaft e dashur nga publiku shqiptarë me përkrahje edhe nga Kosova.

Ajo është mjaft e afërt me fansat e saj dhe shpesh herë realizon edhe takime me ta, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, ajo në InstaStory ka postuar një video ku dëgjohet kënga “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës.

Bashkangjitur me videon ajo ka shkruar: “Me grupin tim për në Kosovë”.

Moderatorja si duket është nisur për një pushim në Kosovë pas disa ditësh në Itali, dhe shihet se po e pret me padurim arritjen me këngë patriotike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]