Fansat e Malumës janë më të “çmendurit” në botë dhe kjo gjë dihet tashmë.
Në çdo koncert të tij ndodhin të papritura por kjo e fundit ishte ndër më interesantet.
Ylli kolumbian që e shijon në maksimum dashurinë që merr, zbuloi një moment nga prapaskenat në takimet me fanset kur mori propozim për martesë.
Teksa ka zhvilluar një koncert në Spanjë, Maluma ka takuar një fanse në prapaskenë e cila i dhuroi një unazë.
I gjithë propozimi i improvizuar është sigurisht thjesht një moment i ëmbël për fansen dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Vetë 28-vjeçari e ka ndarë videon në rrjetet sociale duke shkruar: U martova.
Ndërkohë ka marrë goxha vëmendje komenti i një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij që i shkruan: “Më pëlqen më shumë Susi për ty, por gjithsesi urime”.
View this post on Instagram
Maluma është në një lidhje me Susana Gómez. Për të dashurën e tij ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.