22
Maluma po vijon turin e koncerteve të tij në vende të ndryshme të botës. Shpesh artisti i ngjit në skenë fansat dhe i puth, por gjatë koncertit në Luksemburg, ishte një burrë që mbante pankartën në dorë “Puth gruan time”.
Kjo pankartë ka marrë edhe vëmendjen e Malumës që sigurisht ia ka realizuar dëshirën.
Ndryshe nga herët e tjera, kur jemi mësuar të shohim Malumën teksa puth në buzë vajzat, këtë herë puthja ishte në faqe. Këtë e bëri për të respektuar edhe kërkesën e burrit të saj.