fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mbi 10 milionë euro janë paguar deri me tani për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

nga Revista Kosovarja
1 vit më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Mbi 10 milionë euro është shuma që Republika e Kosovës ka shpenzuar deri më tash për mbrojtjen e të akuzuarve për krime lufte, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Drejtësisë.

“Shuma totale që MD ka shpenzuar që nga viti 2020 e deri në prill të këtij viti 2022, është 10,022,760.00€, pagesa ndaj 8 avokatëve të të akuzuarve në Hagë”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

Gjykata Speciale ishte themeluar në gusht të vitit 2015, pasi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kishin miratuar amandamentin kushtetues, përkatësisht nenin e ri 162 të Kushtetutës së Kosovës, me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar (ZPS), me 71 vota të deputetëve të Kosovës.

Proceset gjyqësore pranë kësaj gjykate kishin filluar gjatë vitit 2021. Në cilësinë e personave të akuzuar kanë përfunduar edhe ish-udhëheqës politik të vendit, të cilët kanë mbajtur pozita udhëheqëse gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Hashi Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen nga ana e ZPS se ndërmjet marsit të vitit 1998 e deri në shtator 1999, kanë kryer krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave që konsideroheshin si kundërshtarë. Sipas aktakuzës së ndryshuar, ata akuzohen se kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë

Derisa i akuzuari tjetër Salih Mustafa po përballet me akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. Për krime lufte po gjykohet pranë kësaj gjykate edhe i akuzuari Pjetër Shala.

Ndërsa, me akuzat për pengim në administrimin e drejtësisë ishin ngarkuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët edhe janë gjetur fajtorë për këto vepra penale, duke u dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro.

Betimi për Drejtësi ka siguruar edhe të dhëna lidhur me pagesat që janë ekzekutuar për mbrojtjen e të akuzuarve të Speciales.

Referuar përgjigjes zyrtare të pranuar nga MD rezulton se nga buxheti i garantuar me ligj deri më tani, më së shumti mjete buxhetore për mbrojtjen e tij ka përfituar Rexhep Selimi me gjithsej 1,543,700.00 euro, derisa më së paku deri më tani ka përfituar mbrojtja e të akuzuarit Pjetër Shala, apo gjithsej 390,000 euro.

Për mbrojtësin e të akuzuarit Salih Mustafa nga muaji Tetor 2020 e deri në Dhjetor 2021 rezulton se janë shpenzuar 893,672.15€, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 284,000.00€.

Ndërsa, për mbrojtësin e të akuzuarit Jakup Krasniqi nga muaji Nëntor 2020 e deri në Dhjetor 2021 janë shpenzuar 1,247,250.00 €, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 273,000.00 €.

Nga muaji Nëntor 2020 e deri në Dhjetor 2021 për mbrojtësin e të akuzuarit Rexhep Selimi janë shpenzuar 1,179,700.00 €, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 364,000.00 €.

Kurse, për mbrojtësin e të akuzuarit Hysni Gucati nga muaji Tetor 2020-Dhjetor 2021 janë shpenzuar 1,134,750.00 €, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 324,000.00 €.

Për mbrojtësin e të akuzuarit Nasim Haradinaj nga muaji Tetor 2020-Dhjetor 2021 janë shpenzuar 986,963.26 €, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 324,000.00 €.

Ndërsa, për mbrojtësin e të akuzuarit Hashim Thaçi nga muaji Dhjetor 2020-Dhjetor 2021 janë shpenzuar 1,114,901.00 €, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 271,800.00 €.

Nga muaji Shkurt 2021 e deri në fund të vitit 2021 për mbrojtësin e të akuzuarit Kadri Veseli, janë shpenzuar 854,724.91 €, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 380,000.00 €.

Derisa, për mbrojtësin e të akuzuarit Pjetër Shala nga muaji Nëntor 2021 janë shpenzuar 130,000.00 €, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 260,000.00 €.

Mbulimi i këtyre shpenzimeve në adresë të të akuzuarve të Speciales bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/l-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Sipas nenit 3.1 të këtij ligji përcaktohet se “Të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësit të pavarur, me përvojë dhe kompetencë, që paguhen nga Buxheti i Kosovës, i alokuara për qëllimet e këtij Ligji”.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Seminishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen me forcë e personave dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, dhe persekutimin.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Ndryshe, aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ku ngarkohet për krime lufte.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.


Etiketa: KosoveUCKHageGjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Babai i deputetes Doarsa Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë

1 orë më parë
Aktuale

Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume

1 orë më parë
Aktuale

Kurti: Ushtrisë sonë iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj

3 orë më parë
Aktuale

Publikohet momenti i plagosjes së inspektorit të “Shqiponjave”

3 orë më parë
Aktuale

Çfarë është “droga në tullumbac” dhe pasojat e rënda që sjell?

3 orë më parë
Aktuale

Një metër dru në Kosovë po shitet nga 60 deri në 65 euro

4 orë më parë
Postimi tjetër

Si ndihej Andrra kur Sinani ishte në borxhe?

Piercing në vesh? Ja disa ide super të këndshme

4 rregulla thelbësore, nëse doni një lidhje në çift *pa drama*

TË FUNDIT

Në një lidhje me Endri Priftin? Reagon për herë të parë gazetarja e njohur

49 minuta më parë

Prej pak ditësh në mediat rozë dhe rrjetet sociale është aluduar për një lidhje të mundshme mes gazetares Ola Bruko...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

1 orë më parë

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë,...

Babai i deputetes Doarsa Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë

1 orë më parë

Remzi Kica, babai i deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se vendi është më fat që ka një kryeministër...

Olta tregon për herë të parë ndjesitë kur gjysma e shqiptarëve e urrenin

1 orë më parë

Olta Gixhari ishta padyshim një prej protagonisteve të "Big Brother VIP 2", një prej rivaleve, ose më sakt rivalja e...

Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume

1 orë më parë

Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke përfshirë edhe stadiumin nacional. Ky...

Digjet një shtëpi në Malishevë, ndërron jetë babai i dëshmorit – Policia jep detaje

1 orë më parë

Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës. Si pasojë e zjarrit ka...

MË TË LEXUARAT

I erdhi fundi edhe kësaj jave me astrologun Paolo Fox

Selena Gomez pendohet për dokumentarin e saj: Nuk do ta shoh më kurrë

Adriana Matoshi e zemëruar: Qysh s’po ju vjen turp me ma heqë “followin”

Tayna vjen me poza provokuese nga pushimet në Florida

Paralajmëron Komuna e Prishtinës: Rruga “Xhorxh Bush”, do të mbyllet edhe për autobusë e taksi

Fjongo, lidhëse dhe ‘gërshet-korse’: Duhet t’i shihni patjetër këto modele flokësh

Ndryshim i përkohshëm i qarkullimit të autobusëve, Trafiku Urban jep detaje

Dy shqiptarë kapen me 58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro në Treviso

Fillon gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe vepra tjera penale

I shfaqet foto e Duas në program, ky është reagimi i Rita Orës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist