fbpx

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive deri tani është 12,159.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 130 persona.

Prej fillimit të pandemisë kanë vdekur 2,295 persona, ndërsa janë dhënë 622.068 doza të vaksinës anti-COVID.

Të mërkurën u shënua numër rekord i rasteve pozitive brenda 24 orëve, nga 10.258 testime 2,110 qytetarë rezultuan pozitiv me virusin COVID-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]