fbpx

Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 14.501.

MSH bën të ditur se deri tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140,682, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,845 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Aktualisht janë në fuqi masat restriktive të vëna nga qeveria Kurti të cilat do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.

Varësisht nga situata epidemiologjike, pritet të ketë lirim të tyre, varësisht edhe nga numri i të vaksinuarve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]