fbpx

Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 559.

MSH po ashtu njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,955 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milionë e 343 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 541 mijë e 431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]