fbpx

Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë aktualisht janë 7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës. Aktualisht në kryeqytet janë 1 mijë e 611 raste aktive.

IKShPK të martën njoftoi edhe për 7 vdekje dhe 173 raste të reja me COVID-19.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit institucionet shëndetësore dhe shtetërore kanë marrë masa që nga fundi i muajit gusht. Këto masa do të vazhdojnë deri më 26 shtator.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]