fbpx

Mbi dhjetë mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

nga Revista Kosovarja

10 mijë e 288 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Të mërkurën janë regjistruar edhe 1 mijë e 562 infeksione me Coronavirus.

Fatkeqësisht janë raportuar edhe dy vdekje si pasojë e COVID-19.

Ndërkaq, të vaksinuar brenda njëzetekatër orëve të fundit ishin vetëm 2 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për vaksinim për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19.

Gjatë ditës së fundit u shëruan 1 mijë e 186 të infektuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]