fbpx

Mbi një mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Aktualisht në vendin tonë janë një mijë e 51 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit bëri të ditur se asnjë person nuk ka vdekur nga COIVD-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë 35 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Në bazë të këtij raporti prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1 milionë e 468 mijë doza të vaksinës.

Ndërsa mbi 641 mijë  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]