Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet edhe të mërkurën ka vazhduar testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Në bazë të disa fotografive, numri i të interesuarve për të kryer testin PCR është goxha i madh.
Persona të shumtë janë parë duke pritur në radhë për të ditur se a janë të infektuar me Covid-19.
Testimi do të zgjasë edhe sot deri në orën 13:00.