fbpx

Me një tjetër pozë atraktive nga Turqia, Arjola Demiri: Duajeni familjen tuaj, punoni shumë, jetoni pasionin tuaj

nga Revista Kosovarja

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, pas mbarimit të Big Brother VIP u raportua se ka nisur pushimet në Turqi.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, po vazhdon të shijojë një periudhë të bukur jashtë angazhimeve të përditshme.

Biondja së fundmi ka ndarë një tjetër fotografi, gjersa ka pozuar me shumë stil me veshje ushtarake.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjola Demiri (@arjolademiri)

“Duajeni familjen tuaj, punoni shumë, jetoni pasionin tuaj”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka rrëmbyer në hapësirën për komente, nga miqtë e të afërmit.

Ajo bëri bujë të madhe me qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për ngjarjet që ndau me publikun e rrëfimet emocionale.

Së njëjtës po ashtu iu dhurua një apartament në qendër të Tiranës, për të cilën u tha se ka kapur vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]