fbpx

Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë

nga Revista Kosovarja

Sivjet ka më pak nxënës dhe studentë sesa që kishte një vit më parë, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila publikoi statistikat arsimit për vitin shkollor 2024/2025.

Rritje e lehtë e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor
Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2024/2025 ishte 34 038, ku krahasuar me vitin paraprak (2023/2024), që ishte 32 818 fëmijë, kishte një rritje të lehtë të numrit prej 1 220 fëmijë më shumë.

Në sektorin publik në vitin shkollor 2024/2025 ishin 23 349 fëmijë ose 68,6%, ndërsa në sektorin privat 10 689 fëmijë ose 31,4%. Krahasuar me vitin paraprak (2023/2024) në sektorin publik ishin 24 104 fëmijë ose 73,4% ndërsa në sektorin privat 8 714 fëmijë ose 26,6%.

Interesim më i madh në sektorin privat në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me 2023/2024
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2024/2025 ishte 208 515, prej tyre në sektorin publik ishin 199 190 ose 95,5% dhe në sektorin privat 9 325 ose 4,5%. Krahasuar me vitin shkollor 2023/2024, ku numri i nxënësve ishte 215 431, prej tyre në sektorin publik ishin 206 941 ose 96,1% dhe në sektorin privat 8 490 ose 3,9%. Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2023/2024.

Më pak nxënës të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2024/2025 ishte 63 551, prej tyre në sektorin publik ishin 58 337 ose 91,8%, ndërsa në sektorin privat ishin 5 214 ose 8,2%. Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (që ishin 65 757 nxënës, në sektorin publik 60 837 ose 92,5% dhe në sektorin privat 4 920 nxënës ose 7,5%) ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Rënie më e madhe vërehet te sektori privat, krahasuar me sektorin publik.

Rënie e lehtë e numrit të studentëve krahasuar me një vit më parë
Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë në vitin 2024/2025 ishte 64 817, prej tyre në universitetet publike 36 609 studentë ose 56,5%, ndërsa në kolegjet private ishte 28 208 studentë ose 43,5%. Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (që ishin 70 357studentë, prej tyre në universitetet publike 39 033 studentë, ose shprehur në përqindje 55,5%, ndërsa në kolegjet private ishte 31 324 studentë ose 44,5%, ka rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të studentëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]