fbpx

Më shumë se 17 mijë njerëz po evakuohen nga autoritetet ukrainase pas shpërthimit të digës në Kherson

nga Revista Kosovarja

Më shumë se 17,000 njerëz janë duke u evakuuar nga autoritetet ukrainase, tha prokurori i përgjithshëm i vendit.

Forcat e armatosura ruse po “vazhdojnë të bombardojnë” vendbanimet e prekura dhe “civilët që përpiqen të evakuohen”, tha Andriy Kostin.

Më shumë se 40,000 njerëz janë në rrezik të përmbytjeve, por 25,000 prej tyre banojnë në territorin e uzurpuar nga Rusia, shtoi ai.

Ai pretendoi se zyrtarët rusë “nuk po evakuojnë njerëzit”.

“Kjo është një tjetër shpërfillje e hapur ndaj jetës njerëzore dhe ligjit ndërkombëtar”, tha ai, duke akuzuar Rusinë për një “krim ndërkombëtar”.

Evakuimi i banorëve nga autoritetet ukrainase vjen pas shpërthimit të digës Kakhovka në Kherson.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]