fbpx

Me vdekjen e Mbretëreshës ndryshon dhe himni kombëtar

nga Revista Kosovarja

Teksti i himnit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshojë tani që Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur.

Kënga, “God Save the Queen”, do të ndryshojë në “God Save the King”, pasi djali më i madh i Mbretëreshës, Princi Charles, merr fronin.

Të gjitha vargjet do të mbeten të njëjta, përveç se “mbretëresha” të zëvendësohet me “mbret” dhe “ajo” do të zëvendësohet me “ai”.

Mbretëresha Elizabeth vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

“God Save the King” është në fakt titulli origjinal i himnit.

Ai u shkrua në 1745 dhe u bë i njohur si himni kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në fillim të shekullit të XIX-të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]