Mbrëmë është shpërndarë gjithandej një video ku shfaqej një burrë duke sulmuar fizikisht një grua në një supermarket në Prishtinë.
Nga pamjet e publikuara, ai shfaqet me një karrocë që përplaset me atë të një gruaje e cila kalon në anë të tij. Në atë moment mes të dyve nis një konflikt fillimisht verbal që përshkallëzohet në përdorimin e dhunës nga ana e të arrestuarit tanimë nga policia.
I njëjti u dërgua në mbajtje sipas një konfirmimi që u bë nga zëdhënësja Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ndaj tij, Ahmeti më tej shtoi se i është iniciuar rasti ” Lëndim i lehtë trupor”.
Për ngjarjen që tronditi opinionin, reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke përfshirë edhe artistët e famshëm shqiptarë.
Vesa Luma, Robert Berisha, Kejvina Kthella, Lindita Halimi, Alban Ramosaj, Lluni, Nushi – janë disa nga yjet që shprehën mllefin përmes postimeve që kanë shpërndarë në InstaStory.