Melinda Ademi ka performuar së fundmi në një koncert në Vjenë.
Në mesin e shumë videove nga atmosfera e krijuar njëra mori më së shumti vëmendje.
Teksa po performonte Melinda përshëndeti fansat duke i zgjatur dorën dhe papritur dikush e kapi dhe nuk e lëshonte më.
E trembur Melinda kthehet nga sigurimi, i cili ndërhyn menjëherë ndërsa edhe pse vazhdon performancën reperja dukej e shqetësuar nga situata.
Pak më parë është publikuar një tjetër video ku shihet menaxheri i këngëtares, Granit Muhaxheri, i cili i është afruar turmës së publikut.
Menaxheri i Melindës shihet duke e gjuajtur me shqelma drejt fansit të këngëtares.
Situata duket e palakmueshme, por këngëtarja ka vazhduar performimin e saj.